Telegrafi

Zvicra duke u mbështetur te Xhaka dhe Shaqiri do të tentojnë të thyejnë mallkimin

Zvicra sonte kundër Portugalisë dhe do të tentojë të thyejë mallkimin e 1/8-ave.

Zviceranët nuk kanë hyrë në një çerekfinale të Kupës së Botës që nga viti 1954, kur Botërori organizohej nga federata zvicerane.

Që atëherë skuadra e Zvicrës nuk ka mundur të jetë pjesë e tetë skuadrave më të mira në botë.

Ndeshja ndaj Portugalisë që do të zhvillohet këtë të martë nga ora 20:00, me motivimin që skuadra ka pas fitores ndaj Serbisë, mund të jetë një mundësi për të “thyer mallkimin”.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të i prijnë Zvicrës në këtë përballje. /Telegrafi/