Zvicerani Andreas Birklia kishte fituar në lotari një milion franga zvicerane, por shpejt mbeti pa as edhe një qindarkë për shkak të një gabimi gjatë tërheqjes së emrit të fatlumit.
Gjatë tërheqjes së emrit fatlum televizioni zviceran SRF në emisionin “Happy Day”, kishte shfaqur emri i tij ku edhe ishte shpallur fitues i lotarisë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, televizioni zviceran ka kërkuar falje duke shtuar se ai nuk është fitues, dhe se për shkak të një problemi teknik kishte ndodhur ky gabim.
Tërheqja e re dhe shpallja e fituesit pritet të mbahet pas festës së Krishtlindjes. Lotarinë zvicerane e menaxhon Swisslos, ku pjesëmarrësit paguajnë nga 10 franga për një tiketë të cilën e mbushin dhe i dërgojnë numrat që i kanë përzgjedhur. /Telegrafi/
Riesen-Panne bei #SRFhappyday – der «Gewinner» bekommt die Million am Schluss nicht. Laut SRF ist @swisslos schuld. 💸💸💸 pic.twitter.com/8bdBpeT78f
— Blick (@Blickch) December 22, 2018