Telegrafi

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

Të premten, një 37-vjeçare nga Kosova është gjetur e vdekur në banesën e saj në Vevey, Vaus të Zvicrës.

Mediat zvicerane njoftojnë se në qytetin Vevey një shtetas kosovar (42-vjeç) ka vrarë partneren e tij 37-vjeçare.

Sipas këtyre raportimeve, viktima është goditur me thikë.

Dorasi u paraqit në një stacion policie dhe deklaroi se e kishte lënduar partneren në banesë.

Pasi kishin hapur derën me forcë, policia kishte gjetur viktimën e cila ishte goditur disa herë me thikë dhe kishte ndërruar jetë.

Partneri i saj i dyshuar për vrasjen u arrestua menjëherë nga policia e Bernës dhe iu dorëzua autoriteteve të Vaud për procedime të mëtejshme.

Katër fëmijët e viktimës po kujdeseshin nga familja.

Ky çift ka 4 fëmijë për të cilët tashmë do të kujdesen familjarët.

Hetimet synojnë të zbardhin rrjedhën e ngjarjeve dhe motivet e mundshme të krimit në mënyrë që autoritetet të klasifikojnë saktë krimin./Telegrafi/