Telegrafi

Zvicër 1-1 Spanjë, notat Xhakës, Shaqirit, Mehmedit dhe të tjerëve

Përfaqësuesja e Zvicrës dhe ajo e Spanjës kanë luajtur baras 1-1 në kuadër të ndeshjes së pestë të grupeve të Ligës së Kombeve.

Helvetikët ishin afër të merrnin një fitore të madhe në shtëpi ndaj Spanjës në kuadër të ndeshjes së pestë të Grupit 4 në Ligën A, por nuk ia arritën në fund.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Remo Freuler (26’) për vendasit zviceran, ndërsa Gerard Moreno (89’) barazoi për spanjollët.

Lexo po ashtu Spanja barazon në fund në trilerin ndaj Zvicrës

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte portieri i Zvicrës, Yann Sommer, i cili u notua me 9.6 pasi priti dy penallti të Sergio Ramosit.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin vendas, Nico Elvedi që u notua me 5.6 pasi u ndëshkua me të kuq.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti Granit Xhaka që u notua me 6.6, Xherdan Shaqiri mori notë 6.4 për 72 minuta lojë, ndërsa Admir Mehmedi u inkuadrua në shtesë dhe u notua me 6.0.

Zvicra:

Spanja:

/Telegrafi/