Telegrafi

Zveçan, gjendet mjet i dyshuar i pashpërthyer, njësitet e KFOR-it kanë bërë deminimin e tij pa incidente

Të premten në Zveçan një person ka raportuar se në afërsi të një ndërtese të papërfunduar ka gjetur një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës të 24 orëve të fundit.

“Njësitë përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i KFOR-it ka bërë tërheqjen e mjetit pa incidente”, thuhet në këtë raport. /Telegrafi/