Të premten në Zveçan një person ka raportuar se në afërsi të një ndërtese të papërfunduar ka gjetur një mjet të dyshuar të pashpërthyer.
Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës të 24 orëve të fundit.
“Njësitë përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i KFOR-it ka bërë tërheqjen e mjetit pa incidente”, thuhet në këtë raport. /Telegrafi/