Site icon Telegrafi

Zv.kryeministri Bislimi posedon rreth 450 mijë euro pasuri të paluajtshme, dy vetura dhe një kredi

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi ka bërë deklarimin e pasurisë për vitin 2021 në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Sipas deklarimeve në AKK, Bislimi posedon pasuri të paluajtshme në vlerë prej 448 mijë euro.

Bislimi ka deklaruar se posedon një shtëpi e blerë me kredi që kap vlerën prej 260 mijë euro, banesë e blerë në vlerë prej 120 mijë euro, një tjetër banesë e blerë me kredi në vlerë prej 48 mijë euro që është pronë e bashkëshortes së tij, dhe një shtëpizë pushimi në vlerë 20 mijë euro, shkruan Telegrafi.

 

Zv.kryeministri posedon dy vetura, njëra pronë e tij tjetra e bashkëshortes, në vlerë 23 mijë euro.

Nissan Qashqai e cila është pronë e vetë zv.kryeministrit kap vlerën e 20 mijë eurove, kurse bashkëshortja posedon veturë të tipit Veturë Peugeot 107 në vlerë 3 mijë euro.

 

Si para të gatshme zv.kryeministri ka deklaruar 8 mijë euro që janë të bashkëshortes së tij.

Gjithashtu Bislimi ka edhe një kredi të cilën e ka marrë në emër të bashkëshortes në vlerë prej 215 mijë euro në afat prej 15 viteve.

Të hyrat vjetore zv.kryeministri ka deklaruar si pagë bruto që e merr nga Qeveria në vlerë 1 mijë e 410 euro, dhe pagë nga AUK në vlerë 3 mijë e 780 euro.

Pagë nga AUK merr edhe bashkëshortja e tij në vlerë prej 2 mijë e 17 eruove. /Telegrafi/

Exit mobile version