Zv. kryeministri për eurointegrime, Arbër Ademi konsideron se reformat kanë ngecur për shkak të krizës politike në vend, dhe se kjo do të ndikojë në raportin e BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në një intervistë për ”Rado Evropa e Lirë”, Ademi thotë jemi plotësisht të vetëdijshëm për pasojat që mund të dalin nga ndërlikimet e mundshme rreth zgjedhjeve, por edhe rreth punës së Prokurorisë Speciale Publike (PSP).
Ai thotë se deri në këtë situatë nuk dëshiron askush që të vijmë, duke shtuar se pret që Komisioni Evropian të përgatitë një raport objektiv, korrekt, ku do të duhet të përfshihen aspektet pozitive, por edhe vërejtjet për Maqedoninë. Intervistën e plotë e gjeni këtu./Telegrafi/