Zëvendës drejtoresha e Shkollës “Harry Fultz” në Tiranë Brikena Baxhaku u paraqit këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme SPAK.
Ende nuk është bërë e ditur arsyeja zyrtare e paraqitjes së Brikena Baxhakut në Prokurorinë e Posaçme, por sipas burimeve, kjo lidhet me verifikimet që po kryhen për Belind Këlliçin, i cili është kallëzuar për falsifikim dokumentash lidhur me shkollimin dhe për formularin e deklarimit të pasurisë.
Pas daljes nga ambientet e SPAK, Baxhaku nuk pranoi të bëjë deklarata për mediat, por u mjaftua të thotë: “Po, sigurisht që kam dhënë shpjegime.” /Telegrafi/