Site icon Telegrafi

Zurichu nuk do ta lëshoi Sadikun

Futbollisti i përfaqësueses shqiptare, Armando Sadiku, do ta fillojë sezonin si pjesë e Zyrihut dhe sipas parashikimeve të klubit, do të zbresë në fushë që të hënën në ndeshjen e parë të këtij edicioni të kampionatit të kategorisë së dytë zvicerane.

Përfaqësuesit e lojtarit kanë pasur kontakte me klube të ndryshme, mes të cilëve edhe gjigandët e Gallatasarajit. Por për momentin, gjithçka është e bllokuar nga kërkesat e larta që ka klubi i Zyrihut, pasi presidenti Kanepa pretendon një shifër prej rreth 7 milionë eurosh për kartonin e sulmuesit të kombëtares.

Ndaj Sadiku vazhdon stërvitjen me klubin dhe në pritje të një oferte, do të luajë rregullisht me Zyrihun të hënën ndaj Vintertur, siç konfirmoi shefi i klubit, Tomas Bikel.

“Është e sigurt se ai do të luajë të hënën. Për momentin për të nuk ka asnjë ofertë konkrete. Nëse do të ketë, ne do të gjejmë një zgjidhje të mirë për të gjithë, nuk do ta pengojmë”, konfirmoi Bikel.

Ndryshe është situata për Burim Kukelin, i cili as që e mendon largimin nga kjo skuadër, edhe pse ajo ka rënë nga kategoria. “Padyshim që dua të kthej klubin aty ku e meriton të jetë”, tha mesfushori 32-vjeçari. “Kështu do ta kem ndërgjegjen e pastër”.

Exit mobile version