Telegrafi

Zuri shkopin e bejsbollit që po ia rrezikonte fëmijët, pa hequr nga dora kënaçen e birrës (Video)

Babai me shpejtësi si të vetëtimës, e ka kapur një shkop bejsbolli që rrezikonte të binte mbi fëmijët e tij që ndodheshin në publikun e një stadiumi në New York. Madje, pa e zbrazur asnjë pikë, prej kanaçes së birrës që e mbante në dorë.

Fëmijët as që ishin në dijeni për dramën që ndodhi mbi kokat e tyre, pasi gjithçka përfundoi shumë shpejtë, ndërsa i ati tyre duket se pësoi dhimbje të konsiderueshme, transmeton Telegrafi.

E tëra ndodhi pas një goditje të fuqishme, që ia shkëputi shkopit dorezën dhe pjesa tjetër doli prej kontrolli, duke përfunduar në publikë.

“Janë aftësi jo njerëzore, sikur t’i kishte sytë e shqiponjë she gjymtyrët e ndonjë grabitqari”, ka shkruar një komentues. /Telegrafi/