“Lëvizni shpejtë” dhe “bëni gjëra të bukura” e “jetoni në të ardhmen”, janë disa prej vlerave të Meta që i prezantoi Mark Zuckerberg, derisa kompania po kthehet kah realiteti virtual i njohur si “metaverse”.
Drejtori ekzekutiv i Meta, ua prezantoi punonjësve disa slogane të reja dhe ndryshimet e brendshme që janë bërë në këtë kompani që dikur quhej Facebook, transmeton Telegrafi.
“Meta tani është kompania “metaversale” që ndërton të ardhmen e lidhjeve shoqërore, e jo siç është raportuar se i jep përparësi mediave sociale” ka porositur Zuckerberg.
Kjo kompani tani punonjësit do t’i quaj “metamate”, që në zhargonin e atyre që punojnë në industrinë e teknologjisë informative, e dinë se për çfarë bëhet fjalë.
Pas ndërrimit të emrit që ndodhi së fundmi, Zuckerberg tha se dëshiron të kalibrojë politikat dhe vlerat e kompanisë – që nuk janë azhurnuar nga viti 2007.
Gjithashtu ka inkurajuar punonjësit që të “fokusohen në ndikim afatgjatë”, që ndoshta është një lloj lehtësimi për investitorët që mund t’i frikësohen pasojave nga ndryshimet.
Starting today, our News Feed will now be known as "Feed." Happy scrolling! pic.twitter.com/T6rjO9qzFc
— Facebook (@facebook) February 15, 2022
Ribrendimi i Facebook/Meta pasoi pasi kompania filloi të ndahet nga rrjeti social pas me dekada kanë bashkëpunuar. Inxhinierët në Instagram dhe Facebook, janë ftuar që të lajmërohen për punët në njësitë e metaverse dhe realitetin virtual në kompani.
Meta nuk ndryshoi vetëm rregullat e brendshme, por edhe brendimin e jashtëm. Të martën u tha se Facebook po ribrendon New Feed-in – një prej prodhimeve më të njohur duke u quajtur tani vetëm Feed. /Telegrafi/