Site icon Telegrafi

Zuckerberg thotë se Apple po e bllokon inovacionin me pagesat e imponuara ndaj zhvilluesve të aplikacioneve mobile me pagesë

Drejtori i Përgjithshëm i Facebook Mark Zuckerberg ka pohuar se Apple po i ‘mbërthen’ aplikacionet mobile në sistemin e saj operativ pasiqë po aplikon tarifa me norma të monopoleve, thotë një raport i ri i Daily Mail.

Zuckerberg këto komente i bëri në një adresim me video live të enjten për më shumë se 50,000 punonjës të Facebook, thuhet sipas Buzzfeed.

Ai shtoi se kontrolli i Apple mbi App Store ‘bllokon inovacionin, bllokon konkurrencën’ dhe ‘lejon Apple të aplikojë shuma të monopoleve.’

Nuk është hera e parë që Apple është akuzuar se ka abuzuar me fuqinë e saj dominuese në App Store, ku prodhuesi i iPhone kërkon një komision prej 30 përqind prej të gjitha shitjeve që bëhen brenda aplikacioneve në iPhone.

Exit mobile version