Themeluesi i Metas, Mark Zuckerberg, ka qenë në një përpjekje për të rehabilituar imazhin e tij së fundmi.
Pothuajse çdo gjë duket se po e ndihmon.
Ai ka një model të ri flokësh dhe tani ka zbuluar veturën që drejton, përcjell Telegrafi.
Pasi Brian Scotto, bashkëthemeluesi i Hoonigan (RIP) e pyeti atë se çfarë veture vozit kryesisht, Zuckerberg u përgjigj: “Këto ditë Cadillac CT5-V Blackwing, por ndonjëherë edhe të tjerë”.
Bëhet e ditur se Blackwing CT5 sapo ka marrë një rifreskim.
Ky model vjen me 668 kuaj fuqi dhe një motor V8. /Telegrafi/