Site icon Telegrafi

Zuckerberg: Racizmi kundër aziatikëve në Amerikë, ka prekur edhe familjen time

Ditë më parë janë vrarë tetë aziatiko-amerikan në një qendër të masazhit.

Personi që kishte vrarë tetë persona është arrestuar gjersa ka thënë se është i varur nga seksi.

Tashmë shumë personalitetet politike dhe fushave të ndryshem duke përfshirë edhe CEO-n dhe themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg.

Mark Zuckerberg me familjen

Ky i fundit përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë një reagim të bashkëshortes së tij, e cila i përket komunitetit aziatik, ka pohuar se racizmi është rritur edhe më tepër gjatë pandemisë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Vrasësi nga Atlanta pretendon se është i varur nga seksi, vrau tetë persona në tri qendra masazhi

“Racizmi kundër komunitetit aziatik për fat të keq nuk është i ri, por retorika rreth pandemisë e ka sjellë atë përsëri më shumë në fokus. E shoh që prek anëtarët e familjes time dhe shumë nga miqtë tanë. Të gjitha mesazhet e solidaritetit më sjellin pak shpresë dhe unë i vlerësoj të gjithë zërat tuaj që bëni të dëgjohen dhe të qëndrojnë me komunitetin dhe të flasin kundër urrejtjes”, ka shkruar ai.

Priscilla Chan, bashkëshortja e Zuckerbergut ka pohuar se “Urrejtja e lë secilin prej nesh më keq. Amerikano-aziatikët janë amerikanë që ndërtojnë pa u lodhur komunitetet tona dhe një të ardhme më të mirë. Ne nuk mund të anashkalojmë atë që ndodhi natën e kaluar në Atlanta. Përkundrazi, ne duhet të qëndrojmë së bashku dhe të sigurojmë që të gjithë të shihen dhe të jenë të sigurt”. /Telegrafi/

Racism against the Asian community unfortunately isn’t new, but the rhetoric around the pandemic has again brought it…

Posted by Mark Zuckerberg on Thursday, March 18, 2021

Exit mobile version