Site icon Telegrafi

Zuckerberg prezanton kufjet e reja VR, Quest Pro që do të kushtojnë 1,499 dollarë

CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg ka prezantuar kufjet e reja të realitetit virtual (VR), Quest Pro, në një event online që u mbajt për zhvilluesit.

Kufjet Quest Pro do të kushtojnë 1,499 dollarë, Quest Pro kushtojnë pothuajse katër herë më shumë se kufjet aktuale të Meta-s, Quest 2, që kanë çmimin prej 399 dollarësh, transmeton Telegrafi.

Kufjet kanë lente më të holla, një bateri të lakuar rreth rripit të kokës në pjesën e pasme dhe kontrollues që vetë-gjurmohen.

Kufjet gjithashtu i lejojnë përdoruesit të shohin mjedisin e tyre real rreth periferisë së ekranit.

Quest Pro kanë aftësi të përziera të realitetit, ndryshe nga kufjet paraprake, – që do të thotë se përmbajtja dixhitale mund të shihet e mbivendosur në botën reale.

Zuckerberg tha se realiteti i përzier ishte “hapi tjetër i madh për VR”.

Firma Meta, e njohur më parë si Facebook, është duke vënë bast për të ardhmen e saj në krijimin e një metaverse – një botë virtuale në të cilën njerëzit mund të kryejnë jetën e tyre të përditshme, në formën e avatarëve, dhe të eksplorojnë hapësira virtuale fantazi.  /Telegrafi/

Exit mobile version