Telegrafi

Zuckerberg prezantoi syzet e reja VR

Shefi ekzekutiv i Meta Platforms, Mark Zuckerberg zbuloi gjeneratën e re të syzeve VR të realitetit të përzier Quest 3.

Me një çmim fillestar prej 499 dollarësh, pajisja do të jetë 40 për qind më e hollë se ajo e mëparshme dhe do të shfaqë realitete të përziera me ngjyra që kombinon elemente të realitetit të shtuar dhe atij virtual.

Quest 3 do të ketë një çip të ri Qualcomm me dy herë performancën grafike, tha Zuckerberg, duke premtuar më shumë detaje në një konferencë të realitetit virtual në shtator.

Rivali teknologjik Apple pritet të zbulojë pajisjen e parë të realitetit të përzier javën e ardhshme.

Meta aktualisht dominon tregun e pajisjeve AR/VR, me një pjesë gati 80 për qind të 8.8 milionë kufjeve VR të shitura në vitin 2022, sipas firmës së kërkimit të tregut IDC. /Telegrafi/