Drejtori dhe themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg ka premtuar sot se kompania e tij do të bëjë gjithçka që është e mundur për të parandaluar prezantimin e incidenteve në rrjetin social, raste të tilla sikurse vrasja live që ndodhi në Cleveland, e cila pamje është parë gjatë dy orëve në Facebook.
Zuckerberg, duke folur në konferencën vjetore për zhvillimin e Facebook-ut, ka shprehur ngushëllimet e tij në emër të të punësuarve për anëtarët e familjes dhe miqtë e viktimave, Robert Godwin, raporton Reuters.