Site icon Telegrafi

Për vetëm dy orë humb 3.7 miliardë dollarë

Facebook CEO Mark Zuckerberg speaks at the F8 summit in San Francisco, California, on March 25, 2015. Zuckerberg introduced a new messenger platform at the event. AFP PHOTO/JOSH EDELSON (Photo credit should read Josh Edelson/AFP/Getty Images)

Pavarësisht rezultateve mjaft pozitive në dy tremujorët e parë të këtij viti, themeluesi dhe drejtori i përgjithshëm i Facebookut, Mark Zuckerberg, mori një goditje të rëndë të mërkurën, ku në vetëm dy orë pas mbylljes së bursave ai ka humbur 3.7 miliardë dollarë.

“Forbes” shkruan se pasuria e Zuckerberg ra në 50.6 miliardë dollarë, por megjithatë, ai qëndron në vendin e pestë në listën e më të pasurve të botës, teksa pas tij renditet miliarderi meksikan Carlos Slim.

Para mbylljes së tregjeve, vlera e pasurisë së Zuckerberg ishte 54.4 miliardë dollarë, shkruan Top Channel.

Raportet e mëparshme të këtij viti kanë qenë mjaft pozitive për Zuckerbergun. Në muajin korrik, kompania publikoi rezultatet e tremujorit të dytë, me një rritje të aksioneve prej 3.4 miliardë dollarë. Po ashtu edhe në tremujorin e parë të vitit kompania shënoi një rritje prej 4.2 miliardë dollarësh.

Exit mobile version