Shefi ekzekutiv i kompanisë Meta, Mark Zuckerberg, ka konfirmuar se koleksionet dixhitale apo NFT-s do të vijnë për aplikacionin Instagram, madje “në një afat të afërt”.
“Ne jemi duke punuar për të sjellë NFT-të në Instagram në një afat të afërt”, tha ai.
Zuckerberg nuk dha hollësi saktësisht se si kjo do të merrte formë, por sugjeroi se njerëzit do të ishin në gjendje të paraqisnin NFT-të e tyre ekzistuese dhe potencialisht të krijojnë të reja.
Siç bëhet e ditur, Zuckerberg dhe drejtuesit e tjerë kanë shprehur më parë një interes për NFT-të, nga ku drejtuesi më i lartë i Instagramit, Adam Mosseri, ka thënë se kompania po “eksploronte në mënyrë aktive” teknologjinë.
Shefi i Meta-s, gjithashtu potencoi se NFT-të një ditë mund të luajnë një rol në metaversin eventual të kompanisë.
“Veshja e avatarit tuaj në metaverse, mund të jetë një NFT dhe ta bartni atë midis vendeve të ndryshme”, u shpreh ai. /Telegrafi/