Site icon Telegrafi

Zuckerberg më 11 prill do të dëshmojë përballë Kongresit amerikan

Shefi dhe themeluesi i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg, do të dëshmojë përballë Kongresit amerikan lidhur me keqpërdorimin e informacionin të Facebook nga Cambridge Analytica, një firmë e përpunimit të të dhënave, për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

Ai do të dalë përballë Komitetit të Energjisë dhe Tregtisë më 11 prill.

Lexo po ashtu SHBA nis hetimet ndaj Facebook-ut

Kjo dëgjesë do të jetë një mundësi e artë për të hedhur më shumë dritë rreth skandalit që pushtuar titujt e mediave botërore muajin e kaluar, ku javët e fundit rrjeti social është vënë nën një breshëri sulmesh dhe kritikash pas zbulimit të skandalit Cambridge Analytica, cila vodhi informacione e 50 milionë përdoruesve të Facebook, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Zuckerberg: Kemi bërë gabime, jam përgjegjës

Rrjeti social ka premtuar të hetojë të gjitha aplikacionet që kanë qasje të sasi të mëdha informacioni si dhe tu kufizojë zhvilluesve qasjen. /Telegrafi/

Exit mobile version