Llogaritë në rrjete sociale të Mark Zuckerbergut, pothuajse të gjitha kanë qenë cak i sulmeve kibernetike, përveç llogarisë në rrjetin social “Facebook”.
Sulmuesit kibernetikë thyen llogarinë e shpikësit të Facebook-ut në twitter dhe llogarinë Pinterest, ku postuan fotografi duke festuar suksesin e tyre.
Siç duket ata janë duke u restauruar.
Sipas mesazheve që postuan hakerët nga llogaritë, para se ato të fshihen, ata kanë përdorur fjalëkalime, që ishin ekspozuar si pjesë e të dhënave Linkedln.
Këto fjalëkalime të cilat ishin vjedhur në vitin 2012, janë bërë publike javën e kaluar, dhe janë përdorur për shitje online.
Hakerët kanë mbajtur databazën e të dhënave të kyçjes dhe fjalëkalimet e njëjta në llogarinë e Twitterit, për të parë nëse mund t’u besojnë publikimeve të Zuckerbergut.
Hakerët pretendojnë se kanë hakuar edhe llogarinë e Zuckerbergut në Instagram, por zyrtarët e Facebook-ut ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se hakerët nuk kanë arrit të kryejnë sulme kibernetike në rrjetet sociale të menaxhuara nga ta. /Telegrafi/