Telegrafi

Zubin Potok, persona të panjohur largojnë një tabelë që e kishte vendosur Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal

Foto: Arkiv

Në Zubin Potok persona të panjohur kanë larguar një tabelë të cilën e kishte vendosur Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Rasti ka ndodhur ditën e enjte, transmeton Telegrafi.

“Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur është larguar nga objekti i qendrës tabela të cilën e kishte vendosur Ministria e Pushtetit Lokal. Po ashtu ishte dëmtuar edhe vendi (fasada) ku ishte e vendosur tabela”, thuhet në njoftim.

Rasti është nën hetime./Telegrafi/