Telegrafi

Zouman plus para, Chelsea afër transferimit të Koundes

Chelsea është shumë afër që të transferojë Jules Kounden nga Sevilla në këtë afat kalimtar.

The Blues kanë nevojë të madhe edhe për një mbrojtës qendror, derisa francezi është në planet e Thomas Tuchel.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, blutë e Londrës kanë arritur marrëveshje personale me lojtarin.

Chelsea është duke punuar që të arrij akord sa më parë edhe m Sevillën, derisa i ofrojnë shërbimet e Kurt Zoumas.

Skuadra londineze e di se vetëm lojtari nuk i bind spanjollët, andaj ofrojnë edhe një shumë të parave, që besohet të jetë 30 milionë euro.

U raportuar se mund të përfshihet Emerson Palmieri, mirëpo Romano bën të ditur se nuk është opsion. /Telegrafi/