Mbrojtësi i Chelseat, Kurt Zouma, ka folur për sezonin e ri të Bluve në krye me Antonio Conten.
Francezi beson te suksesi pasi ka dëshirë në skuadër, por ai nuk kurseu edhe fjalët e mëdha për teknikun italian.
“Ai është një trajner i mirë, e kemi parë edhe në Euro 2016 dhe ia ka dal mirë. Mënyra si Conte ka dëshirë të luajmë është e mirë, ne duhet të jemi të bashkuar”.
“Duhet të ndjekim atë, trajneri po na këshillon të gjithëve vazhdimisht. Ai është i afërt me të gjithë lojtarët”.
“Një djalë i ri ka lindur. Jam shumë i lumtur pasi isha jashtë fushave për një kohë. Qëllimi im është të jem në gjendje të mirë fizike dhe të luaj në shumë ndeshje. Po ashtu dua që të fitojmë tituj këtë vit. Ne duam të arrijmë suksese dhe do t’ia arrijmë”, ka thënë Zouma për Chelsea TV. /Telegrafi/