Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk e ka përditësuar me informacionet e reja, edicionin në gjuhën shqipe të faqes së tyre.
Gjegjësisht, në edicionin në gjuhën shqipe në faqen e internetit të Qeverisë, kryeministër ende figuron Zoran Zaevi, ndërsa emrat e rinj të ministrave janë ndryshuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa në gjuhën maqedonase dhe angleze, faqja është e përditësuar me informacionet rreth kabinetit të ri qeveritar.
Kryeministër aktual i Maqedonisë së Veriut është Dimitar Kovaçevski, i cili erdhi në vend të Zoran Zaevit, pasi ky i fundit dha dorëheqje pas rezultatit të dobët të partisë së tij në zgjedhjet lokale.
Theksojmë që edhe institucione tjera nuk i përditësojnë në kohë faqet e tyre në gjuhën shqipe, ndërsa ka edhe prej atyre që fare nuk kanë komunikim zyrtar me opinionin në gjuhën shqipe./Telegrafi/