Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i shoqëruar nga bashkëpartiakë të tij, ka vizituar vendet e përmbytura në rajonin e Shkupit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjatë vizitës, Zaevi ka bashkëbiseduar me banorët dhe vëzhguar nga afër gjendjen e krijuar pas vërshimeve të cilat morën jetën e 21 personave dhe shkaktuan dëme të mëdhaja. Në videon e shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook, Zaev shihet duke u angazhuar edhe personalisht për të ndihmuar në pastrimin./Telegrafi/