Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, me delegacionin qeveritar më 25 dhe 26 janar, do të merr pjesë në Forumin Botëror Ekonomik, i cili këtë vit mbahet në Davos të Zvicrës.
Forumi Ekonomik Botëror është një organizatë ndërkombëtare që punon në nivel global për të krijuar një model të qeverisjes korporative në të cilën respektohen vlerat dhe rregullat, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Projektet dhe iniciativat e programit që do të prezantohen në takimin e 48-të vjetor të Forumit Ekonomik Botëror janë në temë: “Krijimi i një të ardhme të përbashkët në botën e ndarë”./Telegrafi/