Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Sindikata e Gazetarëve, Këshilli për Etikë të mediumeve, Instituti për Studime Komunikimi dhe Shkolla e lartë e gazetarisë kanë realizuar takim me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në këtë takim është biseduar për reformat e patjetërsueshme për mediumet në Maqedoni. Zoran Zaev ka deklaruar se sistemi i tanishëm i propagandës mediale dhe manipulimet në informim duhet që të ndërprehen, pasi që i bën dëm gazetarisë profesionale dhe të drejtës së qytetarëve që të informohen në mënyrë objektive, duke shtuar se nuk ka zgjedhje të besueshme pa reformat në mediume.
Në këtë takim u tha se është me rëndësi të madhe departizimi dhe profesionalizimi i këshillave të Agjencisë për mediume dhe i shërbimit publik – RTVM-së./Telegrafi/