Site icon Telegrafi

Zoran Zaev: Përfundimisht kemi shtet që nuk e konteston askush

“Kur u bëra kryeministër Maqedonia kishte konflikte me gjithë pesë fqinjët, ndërsa sot nuk kemi çështje bilaterale të hapura. Ka mbetur vetëm çështja e kishës, por edhe për atë po ndërmerren hapa të caktuar”, tha kryeministri Zoran Zaev, në intervistë për televizionin regjional TV N1.

Zaev foli për procesin për arritjen e Marrëveshjes së Prespës, ndryshimeve kushtetuese në Shkup dhe ratifikimi në Athinë, duke thënë se me Greqinë nuk është negociuar rreth identitetit dhe se maqedonasit do të mbeten maqedonas dhe do të flasin gjuhën e njëjtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Greqia na e pranoi të drejtën për vetëvendosje dhe këtë nuk mund ta ndryshojë askush. Unë jam maqedonas dhe jetoj në këtë territor”, tha Zaev, duke shtuar se me marrëveshjen tani askush nuk mund të kontestojë të drejtën se ata janë maqedonas që flasin gjuhën maqedonase.

Ai më këtë tha se përfundimisht kanë vend që nuk e konteston askush.

Zaev foli edhe për qëndrimet e Rusisë për marrëveshjen me Greqinë, duke thënë se kjo bëhet për shkak të anëtarësimit në NATO. Ai tha se e kupton qëndrimin e Rusisë, por shtoi se mbi 80 për qind e qytetarëve janë për në NATO./Telegrafi/

Exit mobile version