Kryeministri Zoran Zaev sot do të qëndrojë për vizitë pune njëditore në Pragë, Republika e Çekisë.
Ai do të marrë pjesë në Samitin e kryeministrave të vendeve nga Grupi i Vishegradit dhe kryeministrave të vendeve partnere nga Ballkani Perëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftuan nga qeveria, Zaev do të takohet me kryeministrin e Republikës së Çekisë, Andrej Babish në drekë pune të organizuar së bashku me kryeministrat e vendeve të Grupit të Vishegradit dhe kryeministrave të shteteve partnere nga Ballkani Perëndimor.
Grupi i Vishegradit përbëhet nga Hungaria, Polonia, Çekia dhe Sllovakia. Temë e këtij takimi do të jetë forcimi i politikës gjithpërfshirëse dhe bashkëpunimi ekonomik në rajon./Telegrafi/