Site icon Telegrafi

Zoran Zaev nuk është më kryetar i komunës së Strumicës

Komuna e Strumicës tashmë e ka kryetarin e saj të ri, pas tërheqjes kryetarit të deritanishëm, Zoran Zaev, i cili është zgjedhur deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare të parakohshme të dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shumica e këshillëtarëve në këtë komunë, që udhëhiqen nga LSDM-ja, votuan Kostandin Kostadinov për ushtrues detyre, kryetar i komunës së Strumicës. Mirëpo, këshillëtarët e OBRM-PDUKM-së e lëshuan sallën.

Kostadinov do të udhëheqë me komunën deri në zgjedhjet lokale që duhet të mbahen pas disa muajsh./Telegrafi/

Exit mobile version