Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, nesër pasdite duhet të paraqitet në Prokurorinë Themelore Publike. Këtë e vërtetuan nga LSDM-ja të cilët thonë se ftesa ka arritur sot. Përkrah Zaevit, në Prokurori janë thirrur edhe përgjegjësit për financat e LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo marrje në pyetje është në kuadër të hetimeve që Prokuroria i ka hapur muajin e kaluar në të cilën merren në pyetje të dyshuar për mashtrime eventuale zgjedhore dhe keqpërdorim të fondeve për financim të fushatës zgjedhore.
“Veprat për të cilat po zbatohet hetim janë bërë në vitin 2014 dhe 2016. Ekzistojnë dyshime se personat kanë kryer ndikim mbi procesin e votimit përmes formave të ndryshme, me çka kanë kryer vepër penale”, ishte theksuar në kumtesën e PTHP-së në muajin e kaluar./Telegrafi/