Kryeministri i vendit Zoran Zaev, në rrjetet sociale është deklaruar në lidhje me situatën politike në vend.
Ai thotë se kjo është kohë e papërsëritshme për shtetin, duke shtuar se pret vendim pozitiv nga BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kjo është kohë e papërsëritshme për vendin tonë, anëtare e ardhshme e NATO-s jemi, presim vendim pozitiv nga BE, ato janë mundësi për zhvillim më të madh ekonomik dhe përfitime për qytetarët”.
“Falënderim i madh edhe për konsujt e nderit për gjithçka që bëjnë në përmirësimin e imazhit të shtetit dhe ftojnë në periudhën që vijon të participojnë në proceset pozitive, përfitimet ekonomike dhe zhvillimin e shtetit”, shkruan Zaev.
Ndryshe, pritet që deri më 18 tetor, Bashkimi Evropian ta sjell vendimin përfundimtar nëse do t’i nisë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë./Telegrafi/