Site icon Telegrafi

Zaev: Me anulimin e bisedimeve për anëtarësim në BE rrezikohet Marrëveshja e Prespës

Kryeministri Zoran Zaev thotë se anulimi i nisjes së bisedimeve për anëtarësim rrezikon Marrëveshjen e Prespës.

“Kjo do të se disa pjesë të përdorimit të brendshëm të emrit Maqedonia e Veriut do të bllokohen dhe nuk do të ndryshohen”, tha Zaev për ‘Euronews’ në gjuhën greke, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zaev sqaron se disa nene të marrëveshjes, të nënshkruara nga Maqedonia dhe Greqia më 17 qershor të vitit 2018 janë ngushtë të ndërlidhura me përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Disa nene do të bllokohen për arsye se nuk mund të zbatohen. Ne do të përpiqemi t’i zbatojmë, por janë të ndërlidhura”, tha Zaev.

Zaev potencoi se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveç Bashkimit Evropian.

“Ne nuk kemi alternativë. Nuk ka ofertë tjetër që do të mund të ishte alternativë. Ajo që na ofrojnë disa shtete nuk ja jep demokraci dhe sundim të së drejtës”, tha Zaev.

Ndryshe, Maqedonia dhe Greqia me Marrëveshjen e Prespës hoqën problemin disa dekadësh për çështjen e emrit. Marrëveshja parasheh që emri Maqedoni të ndryshohet në Maqedoni të Veriut ndërsa Greqia obligohet të mos bllokojë anëtarësimin në NATO dhe BE./Telegrafi/

Exit mobile version