Telegrafi

Zoran Zaev: Agjenda reformuese po kthehet në Kuvend

“Agjenda reformuese është kthyer në Kuvend. Duhet të urojmë përgjegjësinë e dy të tretave të deputetëve, të cilët dje miratuan ligjet për Prokurori Publike, për procedurë penale dhe për gjykatës”.

Këtë e ka shkruar në faqen e tij në Facebook kryeministri Zoran Zaev, i cili thotë se me ndryshimet ligjore të miratuara do të forcohet kontrolli mbi policinë dhe nuk do të ketë përgjime të paligjshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qytetarët janë më të sigurt, policia po punon në kuadër ligjor me kontrollin e përforcuar. Po e lirojmë ‘shtetin e robëruar’ nga kthetrat e kriminelëve të kaluar”, shkruan Zaev.

Ai më tej shton se këto reforma dalin nga raportet e grupit të Priebes dhe organizatave tera ndërkombëtare dhe janë kontribut i madh për agjendën evropiane të Maqedonisë./Telegrafi/