Telegrafi

Platforma Zoom shkarkon presidentin e saj, pas vetëm 10 muajsh

Zoom ka shkarkuar presidentin e saj, Greg Tomb, një ish-punonjës i Google, i cili filloi të punonte në kompani vetëm rreth 10 muaj më parë.

Zoom tha në një dosje në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim (SEC) se shkarkimi i Tomb ishte efektiv që nga e premtja, transmeton Telegrafi.

Ai do të marrë përfitime nga puna në përputhje me marrëveshjet e tij të punësimit, të cilat paguhen pas një “shkarkimi pa shkak”, sipas dosjes së SEC.

Dokumenti u nënshkrua nga Aparna Bawa, shefe operative e Zoom.

Zooom asokohe pati thënë se Tomn do të merrte një pagë bazë vjetore prej 400 mijë dollarë me një objektiv vjetor bonus prej 8 për qind. /Telegrafi/