Site icon Telegrafi

‘Zonja në të kuqe’, dukesha lë mbresa në Kanada (Foto)

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, është dukur fantastike me një fustan të kuq Preen, teksa iu bashkua princit William gjatë një ceremonie historike pajtimi në Kanada. Ajo ishte sinonim i shkëlqimit gjatë kësaj pritje.

Princesha kishte veshur një fustan Thornton Bregazzi me vlerë një mijë funte, teksa mbante një karficë – një gjethe diamanti me rëndësi historike.

Kjo karficë iu dha Nënës Mbretëreshë nga i shoqi, George VI, me rastin e vizitës shtetërore në Kanada në vitin 1939, transmeton syri.net.

Ishte një tjetër vlerësim për flamurin kanadez, pasi në ditën e mbërritjes, ajo kishte veshur një fustan të Alexander McQueen, me vlerë 4.000 funte, me ngjyrat e flamurit kanadez.

Exit mobile version