Telegrafi

Zonja ndalet me barazim, por askush s’e ndal ta prekë titullin (Video)

Atalanta ka arritur që të barzojë në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Juventusit për të arkëtuar së paku një pikë falë rezultatit 2-2.

Ndeshja u zhvillua në një atmosferë fantastike në Bergamo, ku vendasit me një fitore kërkuan pozitën e katërt që ua stabilizon atyre vendin ne Ligën e Evropës.

Megjithatë, këtë nuk e lejoi Juventusi, kampioni i Serie A.

Conti ishte ai që shënoi në minutën e 45-të golin e epërsisë prej 1-0 me asistim të Gomez.

Në fillim të pjesës së dytë pas një ndërprerje ishte Spinazzola ai që barazoi re   zultatin në 1-1 duke i lejuar rast Juves që të rikthehet (50’).

Dani Alves në minutën e 83-të me anë të një goli me kokë arriti që të shënonte për 2-1 dhe epërsinë e merituar të Juventusit.

Megjithatë, kur të gjithë menduan se ndeshja ishte përfunduar, Freuler realizoi për 2-2 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Juventusi me këtë fitore ka 11 pikë më shumë se Roma që ka vendin e dytë me katër javë të mbetura dhe me një fitore në xhiron e ardhshme e siguron titullin e kampionit. /Telegrafi/