Atalanta ka arritur që të barzojë në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Juventusit për të arkëtuar së paku një pikë falë rezultatit 2-2.
Ndeshja u zhvillua në një atmosferë fantastike në Bergamo, ku vendasit me një fitore kërkuan pozitën e katërt që ua stabilizon atyre vendin ne Ligën e Evropës.
Megjithatë, këtë nuk e lejoi Juventusi, kampioni i Serie A.
Conti ishte ai që shënoi në minutën e 45-të golin e epërsisë prej 1-0 me asistim të Gomez.
Në fillim të pjesës së dytë pas një ndërprerje ishte Spinazzola ai që barazoi re zultatin në 1-1 duke i lejuar rast Juves që të rikthehet (50’).
Dani Alves në minutën e 83-të me anë të një goli me kokë arriti që të shënonte për 2-1 dhe epërsinë e merituar të Juventusit.
Megjithatë, kur të gjithë menduan se ndeshja ishte përfunduar, Freuler realizoi për 2-2 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.
Juventusi me këtë fitore ka 11 pikë më shumë se Roma që ka vendin e dytë me katër javë të mbetura dhe me një fitore në xhiron e ardhshme e siguron titullin e kampionit. /Telegrafi/