Telegrafi

‘Zonja e Vjetër’ kthehet te fitorja, fiton si mysafir ndaj Empolit

Juventusi ka shënuar fitore ndaj Empolit si mysafir me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së tretë të Serie A.

Bardhezinjtë vitin pas një barazimi me shumë zhurmë në shtëpinë e tyre ndaj Bolognas dhe kërkonin të ktheheshin në rrugën e fitoreve.

Zonja e Vjetër kaloi në epërsi në mesin e pjesës së parë, me golin e shënuar nga Danilo në minutën e 24-të. Braziliani shfrytëzoi një tollovi në zonë dhe gjuajti për të tundur rrjetën për 1-0.

Juventusi fitoi penallti në minutën e 38-të, kur Federico Gatti u ndal në zonë në mënyrë të palejueshme.

Nga pika e bardhë gjuajti Dusan Vlahovic, por Etrit Berisha me një pritje të jashtëzakonshme ia mohoi golin.

Juventusi e mbylli pjesën e parë në epërsi prej 1-0 ndaj Empolit.

Edhe në pjesën e dytë Juventusi ishte më i mirë dhe kërkonte golin e sigurisë.

Në një moment, Paul Pogba shënoi, por gjatë aksionit një lojtar i Juventusit ishte në pozitë jashtë loje.

Por në minutën e 82-të, Juventusi siguroi fitoren kur Federico Chiesa kaloi edhe Berishën për të shënuar për 2-0.

Arek Milik dhe Moise Kean të futur në fund të lojës, kishin po ashtu raste për të shënuar, por goditjet e tyre qëlluan shtyllën.

Juventusi ka 7 pikë nga tri ndeshje dhe mban vendin e tretë në renditje.   /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore