Site icon Telegrafi

Zonja e parë përqafon ish-presidentin, në rrjetet sociale “pëlcet” humori (Foto)

Michelle Obama i ka dhënë një përqafim të ngrohtë George W. Bushit, gjatë ceremonisë së rihapjes së një muzeu në Shtetet e Bashkuara.

Derisa presidenti, burri i saj Barack Obama, po mbante fjalim, zonja e parë i ka vënë duart rreth ish-presidentit dhe të dy kanë buzëqeshur këndshëm, transmeton Telegrafi.

Por, ky moment është shfrytëzuar për mahi të ndryshme, ku figura e Bushit është edituar në forma të ndryshme.

Fillimisht, atij i është veshur një rrobë e sipërme që zakonisht e mbajnë reperët, kurse në një tjetër ai është zëvendësuar me shkurre – çfarë nënkupton mbiemri tij në gjuhën angleze.

Në një tjetër, Michelle e mban beben që ka fytyrën e ish-presidentit, kurse në imazhin tjetër është përfshirë edhe aktori John Travolta.

Ka raste kur ajo shfaqet duke e përqafuar veten, apo një personazh nga filmat e animuar.

Brad Pitt që është aktori më i përfolur këto ditë është në përqafimin e saj, e në një tjetër shihet kandidati kontrovers republikan, Donald Trump. /Telegrafi/

Exit mobile version