Zonja e Parë, Melania Trump, nuk ka mundur të fsheh emocionet derisa ishte prezente në lutjet e mëngjesit në kishë, ku është filmuar duke qare vetëm një ditë pas inaugurimit të bashkëshortit të saj Donald Trump.
Agjenda e çiftit Trump ishte shumë e ngjeshur gjatë të premtes, pasi ata vizituan shtëpinë e re – Shtëpinë e Bardhë, kanë marrë pjesë në inaugurimin e Donaldit dhe më pas kanë pasuar parada dhe balloja, transmeton Telegrafi.
Por duket se këto aktivitetet të shumta nuk e kishin lodhur familjen presidenciale, pasi të shtunën në mëngjes kishin marrë pjesë në lutjet e mëngjesit, së bashku me zëvendëspresidentin Pence dhe bashkëshorten e tij.
Pas gjithë këtyre ngjarjeve, duket se emocionet kishin kapluar Melanian në një moment dhe kështu nuk arriti t’i ndalë lotët.
Ajo filloi të qajë kur Marlana Van Huz filloi të këndojë. Marlana është e verbër, por performansa e saj ishte shumë prekëse.
Derisa Donaldi po e ndiqte me vëmendje performansën, Melanian i shpërthyen lotët. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=6dDfynYorec