Që nga përfshirja e burrit të saj në postin e Presidentit të SHBA-së, zonja e parë Melanie Trump ka fituar qindra mijëra dollarë.
Bazuar në një marrëveshje me agjencinë fotografike “Getty Images”, mediat kryesore në botë paguan në mënyrë indirekte për familjen Trump, shkruan NBC.
Raporti financiar i botuar kohët e fundit nga Donald Trump zbulon se Zonja e Parë fitoi të paktën 100 mijë dollarë gjatë vitit të kaluar nga agjencia e Getty.
Raportohet se mediat kanë shfrytëzuar disa prej 187 fotografive të familjes Trump të viteve 2010/2016.
Nuk është e pazakontë që të famshmit të bëjnë para prej imazheve të tyre, por kjo është ajo që bën gruaja e një zyrtari shtetëror.
Më problematike për shumë media është se duhej të botoheshin në një kontekst pozitiv, sipas rrjetit amerikan televiziv.
Sipas deklaratës së të ardhurave presidenciale të SHBA-së, fitimet e Melanies gjatë vitit 2017 janë nën rreth një milion dollarë. /Telegrafi/