Klubi ikonë për jetën më të mirë të natës në Kosovë, ZoneClub është bërë gati për sezonin e ri dimëror.
Të premten, Zone i hap dyert për të gjithë me DJ nga Berlini – Andre Galluzi, transmeton Telegrafi.
Pas natës së parë, e cila i është kushtuar mbi 1000 mysafirëve të saj më special, për të cilët ka performuar DJ i famshëm francez David Vendetta dhe Micah, ZoneClub tani është bërë gati të hapë dyert e saj edhe zyrtarisht.
Bashkë-pronari i ZoneClub, Dekorim Sahiti ka thënë se kësaj radhe, Zone vjen me një nivel krejtësisht të ri dhe të pa-provuar më herët tek ne.
“Është vetëm një Zone për jetën e natës në Prishtinë. Ne jemi shumë krenar që shpeshëherë kemi arritur që stilin unik të rinisë së Kosovës ta paraqesim më së miri në hartën e shteteve evropiane. Mu për këtë po arrijmë që emrat më të mëdhenj të muzikës elektronike t’i kemi në Prishtinë, në ZoneClub” ka thënë Sahiti.
Por përveç zërimit, ndriçimit, ekstra VIP këndeve, dhe shumë inovacioneve tjera që sjell ky dimër në Zone, më të rëndësishmit do të jenë disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës elektronike që do të “zbarkojnë” për të performuar në Prishtinë, me ftesën e ZoneClub.
Në ngjarjen e kushtuar të ftuarve special javën e kaluar janë parë fytyra shumë të njohura të muzikës por edhe politikës, duke përfshirë të parin e kryeqytetit, por edhe emrat tjerë sikurse Ledri, Skivi, Capital T, modelet e famshme kosovare, si dhe mysafir nga Shkupi dhe Tirana. /Telegrafi/