Një ndër mbrëmjet më të mëdha muzikore do të mbahet në ‘Zone Club’ me datën 6 shkurt në Prishtinë.
I ftuar do të jetë këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu, që për dekada e ka dëshmuar se me këngët e tij është një nga artistët më të dashur dhe më të respektuar për publikun.
Muzikë e mirë, komoditet, argëtim me të ftuarin special, me pak fjalë gjithçka e menduar deri në detaje për të zbavitur publikun.
Mbrëmja fillon nga ora 21:00, dhe vazhdon deri në orët e para të mëngjesit, gjersa eventi ofron sigurinë maksimale për të pranishmit.
Për ta mbajtur në mend për shumë gjatë këtë mbrëmje do të kujdesen edhe DJ DINSANETY & DJ PAKO.
Për të ndjekur të rejat e fundit dhe informata shtesë rreth eventit, mund të njoftoheni përmes rrjeteve sociale, dhe numrave të telefonit.