Drejtoria e TIDZ-së bën të ditur se ndriçimi rrugor në pjesë të zonave industriale në të gjithë vendin është reduktuar, ndërsa tabelat e dritës së jashtme në vetë objektin administrativ janë fikur plotësisht.
Kjo lëvizje vjen si një kontribut për tejkalimin e krizës në sektorin e energjisë.
Vendimi është marrë në bashkëpunim dhe konsultim me kompanitë në zona dhe zbatohet në pjesë të caktuara që konsiderohen se ndriçimi nuk është i nevojshëm dhe nuk do të prishë funksionimin e tyre.
Kjo masë do të zbatohet gjatë krizës 30-ditore të shpallur nga Qeveria.
“Drejtoria e TIDZ-së, si institucion me përgjegjësi shoqërore, dëshiron të inkurajojë edhe institucionet tjera në vend që ta ndjekin këtë shembull konkret të solidaritetit në përballjen me krizën energjetike”, tha TIDZ.
Menaxhmenti u bëri thirrje vetë kompanive që t’i bashkohen kësaj nisme./Telegrafi/