Telegrafi

Zola: Conte ka të drejt për Costan, le ta zëvëndësojë

Legjenda e Chelseat, Gianfranco Zola, është duke përkrahur Antonio Conten pas konfliktit të tij me Diego Costan.

Conte është duke kërkuar sulmues të ri pas një konflikti në distancë me mesazhe me Diego Costan.

“Ai është lojtar i madh, në gjendje për të bërë gjithçka, por është e vërtet se është i komplikuar për t’u menaxhuar”, theksoi Zola.

I pyetur se si do të zëvëndësohet, ai e ka përmendur Belottin si njeriun ideal.

“Ai duhet që të adaptohet me futbollin anglez, por ai ka aftësi të mëdha teknike dhe mendoj se ai mund të bëj gjëra të mëdha në Angli”, deklaroi Zola.

/Telegrafi/