Gjatë motit me shi që e kishte përfshirë Visakhapatnam të Indisë, një pulë ka hapur krahët dhe i ka futur përfundi zogjtë e saj.
Afro pesë të vegjël shihen të jenë strukur, nën një hapje mjaft të madhe të krahëve, transmeton Telegrafi.
“Kjo është ndjenja e nënës, që pas një kohe të gjatë që u ka qëndruar sipër kur ishin brenda vesë, tani edhe laget vet që t’ju bëjë strehë”, ka shkruar një komentues.
Ky veprim i ka hutuar njohësit e kafshëve, që thanë se kjo shpezë nuk kujdeset gjatë për zogjtë pasi të kenë qelë nga veza. /Telegrafi/