Site icon Telegrafi

Zogaj: Nëse shkohet tash në zgjedhje, fajtor është Albin Kurti – po kërkon pushtet absolut

Ish drejtori i Organizatës “FOL”, Petrit Zogaj ka thënë se nëse Kosova shkon sërish në zgjedhje fajtor është Albin Kurti.

Në një shkrim në Facebook, thotë se Kurtit dëshiron të jetojë nga krizat politike, të cilat i shkakton vet.

“Nëse shkohet ne zgjedhje tash, fajtori i vetëm i kësaj situate është Albin Kurti. Ky politikan don me jetu nga krizat politike, të cilat i shkakton vete. Ai nuk është në krize. Ne krize shëndetësore e ekonomike janë qytetarët. Albini nuk ka as krize shëndetësore e as ekonomike”.

“Ai jeton me mire se 90% i qytetarëve të Kosovës. Zgjedhjet nuk janë për qytetaret, janë për Albinin personalisht. Atij s’po i pëlqen pushteti i madh qe ka”, ka shkruar ai.

Tutje ka theksur se Kurti po kërkon pushtet absolut.

“Po kërkon pushtet absolut. Për vete. Për ego te tij. Për hakmarrje. Për gjithçka tjetër, pos për te mire te qytetareve”, tha në fund, njofton Telegrafi.

Exit mobile version